75 Mall Live Search
10:28 / E Diele, 24 Mars 2024 / Gj. Sh

U rikthye pas tri viteve te Gjermania, Kroos me statistika fantastike

Toni Kroos u rikthye të luaj për kombëtaren e Gjermanisë, gati tre vite pasi njoftoi pensionimin.

Futbollisti i Real Madridit ishte titullar në ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Francës, ku ”Pancerat” shënuan fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

34-vjeçari pati paraqitje fantastike, duke dhuruar edhe një asist, qysh në sekondën e tretë të ndeshjes, me Florian Wirtz që dërgoi topin në rrjetë.

Kroos përveç asistimit, kishte statistika mbreslënëse, ku për 88 minuta lojë bëri 124 pasime me një saktësi prej 95%, bëri 9 rikuperime dhe fitoi 6 nga tetë duele me kundërshtarët.

Toni Kroos kishte vendosur të pensionohet nga Kombëtarja Gjermane, pas eleminimit në EURO 2020 nga Anglia.

“Dua të fokusohem në qëllimet e mija me Real Madridin”, ishte shprehur mesfushori pas marrjes së vendimit.

Kroos debutimin me kombëtaren gjermane e bëri në vitin 2010, dhe deri atëherë ka zhvilluar 106 paraqitje, ku ka shënuar 17 gola.

Ai ka arritur të fitoj Kupën e Botës në vitin 2014./IndeksOnline/