U sfidua nga Florian Marku, Amir Khanit i vendosin pistoletën në fytyrë, grabitet në sy të bashkëshortes

Ish-kampioni i botës në boks, Amir Khan, bie pre e një grabitjeje me armë në Londër.
35-vjeçari tregoi në rrjetet sociale se ngjarja e rëndë i ndodhi në Leyton, në lindje të kryeqytetit anglez, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Faryal.
Sipas tij, dy persona i kishin drejtuar armën në fytyrë, duke e detyruar që të të hiqte orën nga dora.
“Gjëja kryesore është që të dy jemi të sigurt”, – shkroi Khan në Twitter.