23:40 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

UCL: Barça e ka 11-shen më të mirë në Evropë

Evropa është duke shikuar për një ”mbret” të ri pas dominimit të Real Madridit në vitet e fundit.

Rivalët e përbetuar të Realit kanë bërë marrëveshje brilliante në afatin kalimtar veror për ta bërë La Ligan deh Champions Leaguen më eksituese.

MARCA kërkoi mendimin e lexuesve, kështu që ata lirshëm vendosën se cilët nga top-10 skuadrat evropiane mund ta fitojnë titullin në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Rezultati ishte i pabesueshëm; 40% apo 91,099 votuan për Barcelonën.

Lexuesit konsideruan se kjo skuadër që Ernesto Valverde e ka në dispozicion për sezonin e ri, është mjaft solide.

Ardhjet në mesfushë të Arturo Vidal dhe Arthur, plus transferimi i Malcom, ka balancuar skuadrën, gjë e cila është dashur të ndodhë më herët.

Real Madridi e ka ndryshuar trajnerin, por edhe pësoi largimin e Cristiano Ronaldos, i cili duket se është humbje e madhe për skuadrën.

Por, 22% e lexuesve menduan se Real Madridi mund ta fitojë titullin e Champions League. Ndërkohë, këtu ju sjellim 10 formacionet më të mira në Evropë këtë sezon:

/IndeksOnline/