14:23 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Udhëton 3.000 km për t’u martuar me personin me aftësi të kufizuara pasi u njoftuan në internet

Një i ri nga Rusia lindi me aftësi të kufizuara. Kjo e bëri që ai të jetë i vetëm dhe i pashpresë. Interneti u bë lidhja e tij e vetme me botën e jashtme. Fatmirësisht ai e gjeti dashurin e jetës në internet, 3.000 km larg.

Grigory Prutov u diagnostifikua me atrofi muskulore, gjë që bëri që muskujt e tij kurrizor të përkeqësohen plotësishtë, transmeton Indeksonline.

Ai e bëri një postim në facebook duke thënë se nuk kishte mundësi ti provonte të gjitha bukuritë e botës, nuk mund të notoj, të vrapoj, t’i ndihmojë miqtë dhe të kujdeset për njerëzit që i do. Fakti që nuk mund t’i bënte këto e mërziste.

Për fat të mirë Anna nga Kazakistani dy muaj më vonë i doli para Grigoryt. Ai u dashurua shumë shpejtë me të por kishte frikë që ajo dashuri nuk do t’i kthehej.

Anna vendosi të udhëtonte 3.000 km për ta parë Grigoryt dhe u dashurua në të, kështu që vendosën të martoheshin.

Edhe pse u kritikuan për lidhjen, ata thanë se vetëm lumturia e tyre kishte rëndësi.

Pas martesës së tyrë ata u bënë me fëmijën e parë, dhe tani jetojnë të lumtur./Indeksonline/.