22:48 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / LB

Udinese e bën për pesë pare Juventusin, i bën nder të madh Interit

Juventus ka lëshuar pikë në garën për titullin e Serie A.

Takimi i vlefshëm për javën e 24-ët u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të Udineses.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, me Giannetti-n që shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Juventus provoi në disa raste për të gjetur golin e barazimit, por në fund sfida u mbyll me rezultatin 0-1.