09:25 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës hakohet për të dërguar maluerë

Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës Monero është kompromentuar për të dërguar maluerë, të cilët vjedhin paratë nga llogaritë e përdoruesve.

Kompromentimi ndodhi më 18 nëntor ku një përdorues raportoi incidentin në GitHub dhe ekipi i Monero që e konfirmoi menjëherë në një cicërimë një ditë më parë.

Sulmi u zbulua pasi një përdorues shkarkoi një binar 64-bit Linux. Pasi shkarkoi instalimin, përdoruesi vuri re se hashi SHA256 nuk përputhej me atë që ishte listuar në faqen zyrtare që do të thotë se ishte manipuluar.

Ekipi i Moneros pretendon se ka ndërhyrë dhe rrëzuar skedarë e kompromentuar ndërsa një përdorues u raportua se ka humbur para.

Bëhet fjalë për afro 7.000 dollarë të humbura në një transaksion të vetëm. Ekipi i Moneros tha se po vijon hetimet sesi grupi i hakerëve mund të ketë kompromentuar serverët e shkarkimit.