75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 03 Tetor 2023 / AR

Ueda ‘shpërthen në lot’, çfarë ndodhi mes saj dhe Aleksandros?

Ueda pas Prime është ulur vetëm në një cep të vilës dhe qan. Aleksandros e ka parë këtë dhe ka ikur tek ajo që ti qëndrojë afër.

Ueda ndihet fajtore që e zgjodhi Emiljano pasi mendon që është dukur sikur s’ka interes për Aleksandros. Ueda ka ndjenjën e fajit për fjalët që ka thënë për Aleksandros.

Aleksandros: Mua nuk më interesojnë opinionet e askujt këtu, unë të dua vetëm ty.

Ueda: Ndoshta dhe Emiljano po ndihet keq tani sepse unë s’po i flas fare. Nuk e kuptoj pse dukemi fallco nga njerëzit.

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen çdo ditë në orën 18:20, në Tv Klan.