18:48 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

UEFA dënon Liverpoolin dhe Manchester Cityn

Dy skuadrat angleze Liverpool dhe Manchester City janë dënuar nga UEFA për shkak të parregullsive në ndeshjet kundër Salzburgut përkatësisht kundër Dinamo Zagrebit.

City është dënuar me 15,750 euro, pasi disa tifozë hodhën gjësende të forta në fushë në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit, ku anglezët fituan 2-0, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Liverpooli është dënuar me 10 mijë euro.

Një tifoz hyri në fushë duke vrapuar pas fitores 4-3 kundër Salzburgut e zhvilluar më 2 tetor në Anfield. /Indeksonline/