16:38 / E Enjte, 22 Prill 2021 / A. A

UEFA do t’i dënojë 12 klubet që themeluan Superligën e Evropës

12 klubet më të mëdha në Angli, Spanjë e Itali, javën e kaluar themeluan të ashtuquajturën ‘Superligë e Evropës’.

Por projekti ishte tejet afatshkurtë.

Pas presionit të jashtëzakonshëm nga sfera politike e tifozët nëpër botë, shumica e skuadrave janë tërhequr nga kjo iniciativë.

Pavarësisht kësaj, asnjë klub nuk do të ketë mundësi t’i shmanget dënimeve, transmeton Indeksonline.

‘The Guardian’ raporton se UEFA është duke analizuar situatën dhe së shpejti do të vendosë për sanksionet.

Më herët, Sky Sports njoftoi se Premier Liga do t’i ndëshkojë ekipet angleze me heqje të pikëve.

/Indeksonline/