09:34 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

UEFA e uron për ditëlindje Arbër Zenelin, ia publikon tri golat në ‘Fadil Vokrri’

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Faqja e shtëpisë më të madhe në futbollin europian, UEFA ia ka uruar ditëlindjen lojtarit të Reims-it, duke shfaqur golat që shënoi kundër Azerbajxhanit në ndeshjen e UEFA Nations League, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se në atë ndeshje Zeneli kishte shënuar “hat-trik” në stadiumin “Fadil Vokrri”.