21:09 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA ia kujton Shqipërisë: Fito ose luash në Ligën D

Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë.

Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Kristian Panuçit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn.

Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.

Kujtojmë që në fillim të këtij kompeticioni, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.

Temat: