22:17 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Shqipërisë: Ndeshja me Kosovën e ashpër, katër lojtarë kosovarë na refuzuan

Shorti i eliminatoreve të Europianit për 21-vjeçarët, vuri përballë Shqipërinë U-21 dhe Kosovën U-21. Për herë të parë, vëllazërorja do të marrë përmasat e një takimi zyrtar, teksa pritet të jetë një sfidë e veçantë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi kurrë më parë, Shqipëria dhe Kosova, nuk janë përballur me njëra-tjetrën në një kompeticion zyrtar.

Në lidhje me këtë përballje ka folur edhe trajneri aktual i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, i cili në një prononcim për “Supersport” u shpreh:

“Ndjenjë e mirë që na ra Turqia në grup, me trajnerin e tyre jam mik. Kosovën e prita si çdo ekip tjetër, do luhet fort. Janë 3-4 lojtarë që kanë zgjedhur Kosovën para nesh. Na thanë se do vinin me ne, por më pas vendosën ndryshe. Gjithsesi është zgjedhja e tyre. Përballaja ndaj Kosovës do të jetë e ashpër nuk diskutohet, jam unë i pari që kërkoj ashpërsi ndaj çdo ekipi. Nuk e kërkoj vetëm kundër Kosovës. Është si ndeshjet e tjera dhe duhet fituar.

bushi

Kualifikimi? Çdo gjë mund të ndodhë. Përveç Anglisë, që do të dalë në vend të parë. Por prapë nuk i dihet. Edhe Spanja na mundi në fund. Kemi një grup të mirë dhe shpresojmë të luajnë me ekipet. Duam që edhe Vrioni të vijë me ne. Do jetë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edicionin e shkuar. Shqipëria do të jetë një ekip shumë i fortë, madje edhe për Anglinë.

Vjet pas ndeshjes së pestë çuam 4 lojtarë tek ekipi i parë, si Ramadani, Manaj, Ndoji, Vironi.  Me ata mund të merrnin rezultate të mira. Është gjë e mirë që thirren atje, por është më mirë të forcohen këtu. Por nuk i vë faj Panuçit, pasi edhe ai ka pasur shumë mungesa”, u shpreh Bushi.