09:57 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

UEFA ndanë gjysmë milioni për klubet shqiptare

Një shifër prej 500 mijë eurosh do të shpërndahet nga UEFA për klubet shqiptarë. Kjo si pasoj e fitimeve nga marketingu dhe të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve.

Në bazë të përllogaritjes të bëra nga organi më i lartë i futbollit në Europë, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 500 mijë eurosh dhe të gjitha këto të ardhura dot’u shpërndahen klubeve që kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018, për t’i investuar për akademitë e futbollit.

Këto klube duhet të paraqesin projektin e tyre në lidhje me akademitë e futbollit për të përfituar shumë përkatëse. Nga ky fond nuk përfiton skuadra e Skënderbeut, pasi korçarët kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe të ardhurat i ka përfituar direkt nga UEFA.

Kujtojmë që Tirana dhe Kastrioti nuk kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018 dhe ato që e përfitojnë në Fondin e Solidaritetit janë Vllaznia dhe Lushnja. Gjithsesi mbetet ende e paqartë për formulën se si do të shpërndahen këto të ardhura.

Temat: