75 Mall Live Search
11:12 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA publikon raportin finaciar 2018/2019, FFK prap ka manipuluar me financat e klubeve tona

Sipas raporti të publikuar nga UEFA shihet që klubeve të FFK-së nga fondi i solidaritetit ju kanë takuar 600.000 euro, ndërsa klubeve të Superligës që nuk kanë bërë gara në Ligat Evropiane ju kanë takuar 434.000 euro. Ndërkohë që klubet që kanë bërë gara në Ligat Evropiane kanë përfituar gjithsej 1558.000 euro (805.000 + 753.000)

Për kombëtaren e Kosovës invenstime nga UEFA ishin  1.200.000 euro, ndërsa nga fondi i solidaritetit kombëtarja e Kosovës ka përfituar edhe 1.225.000 euro.

Kujtojmë që në vitin e kaluar klubet kishin shprehur pakënaqësinë se FFK nuk ua kishte shpërndarë mjetet e dedikuara për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Sipas këtij raporti 10 klubeve tëSuperligës ju kanë takuar nga  43.400 euro, ndërsa FFK ua ka shpërndarë nga  32.600 euro. Ndërkohë që mjetet nga fondi i solidariteti nuk dihet se si janë shpenzuar nga Federata e Futbollit e Kosoves.

Sipas praktikave të më parshme, 600.000 euro do të duhej të distriboeshin proporcionalisht për klubet e Kosovës.

Nga fondi i solidariteti shpërndarja e mjeteve të UEFA-s do të duhet të ishte në këtë formë

Klubeve të Superligës nga 20000Euro x 12=240000Euro

Klubeve t ë Ligës së Parë nga 15000Euro x 16=240000Euro

Klubeve të Ligës së Dytë nga 7500Euro x 16= 120000Euro.

Këtë jo transparencën e FFK-së, po e demaskon transparenca e UEFA-s e cila publikon me kohë raportet financiare të saj, aty ku përfshihet edhe Kosova.