75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ujësjellësi sqaron se pse s’ka ujë në këto dy lagje të Prishtinës

Që nga orët e paradites, një pjesë e lagjes Dardania dhe ajo e Lakërishtës në kryeqytet kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Indeksonline ka kontaktuar zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, po të njëjtit kanë treguar se zyrtarët e lartë janë në terren dhe po merren me rastin në fjalë.

“Që nga ora 10 e mëngjesit e ditës së sotme, një pjesë e madhe e Lagjes Dardania dhe banesat e Tregtisë në Lagjen Lakrishte kanë mungesë të ujit të pijshëm, dhe që vazhdon të mos ketë ujë. Për këtë arsye, zyrtarët e lartë janë në terren që të shohin për së afërmi se ku ndodhet problemi, por ende nuk e kemi gjetë. Në këtë rast është edhe mundësia që dikush të ketë manipuluar me ndonjë nga valvulat e rrjetit të ujësjellësit”, ka thënë gjatë bisedës zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku. /Indeksonline/

Temat: