14:48 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kushdo që ka dy e më shumë fatura të papaguara do t’i bëhet shkyqja

 KRU “Prishtina” me anë të një njoftoni për media, njofton  të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë. Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ky aksion ka filluar në janar 2018 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2018.

KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t,u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes.

Misioni i KRU,,Prishtina,, sh.a. është,

  – Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së

  – Maksimalizimi i kohës së furnizimit,

  – Largimi i ujërave të ndotura,

  – Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm,

  – Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura,dhe

  – Reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin, ku të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim, pa diskriminim racor, pa diskriminim në përkatësinë religjioze, pa diskriminim në përkatësinë gjinore.

KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që;

-T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.