07:54 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Uji kurrë më parë nuk ka qenë aq i pastër në Venedik, peshqit shihen nga distanca duke notuar

Sikurse në Kinë që tani ajri është më i pastër, pasi qytetarët nuk po ngasin veturat dhe është ndalur prodhimi por që edhe nuk janë vënë në funksion ndotësit tjerë të ajrit, një gjë e tillë po ndodh edhe në Itali.

Pasi që Venedikun nuk janë duke e frekuentuar një numër i madh i turistëve në kulmin e pandemisë së coronavirusit, kanalet e ujit kurrë më parë nuk kanë qenë aq të pastra.

Veturat dikur lëviznin nëpër rrugët e qytetit si dhe një numër i madh i gondolave që lundronin, por tani më nuk po shihen skena të tilla dhe për këtë arsye uji nëpër kanale është aq i pastër, sa që sipas banorëve edhe peshqit brenda ujit mund të shihen nga distanca duke notuar.

“Duken sikur janë në ishujt Maldive. Është e pabesueshme. Kurrë nuk në jetën time nuk e kam parë Venedikun kaq të pastër”, ishin disa ngas komentet e shumta të banorëve të këtij qyteti.