10:30 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ukraina ndalon hyrjen e meshkujve rusë

Ukraina ka vënë një ndalesë për hyrjen e meshkujve rus nga mosha 16 deri në 60 vjeçare.  Këtë e ka konfirmuar vet presidenti ukrainas, Petro Poroshenko. 

Arsyeja e këtij veprimi nga Ukraina është frika se mos po krijohen ushtri private brenda shtetit të tyre duke parë tensionet që kanë dy shtetet kohët e fundit, transmeton Indeksonline.

Rusia nuk planifikon që të bëjë të njejtën gjë për të iu kundërpërgjigjur.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ngritur kur, rusët konfiskuan tre anije ukrainase në territorin e tyre./Indeksonline/