21:17 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Ukraina sanksionon 220 kompani dhe 51 individë të lidhur me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka sanksionuaer 220 kompani dhe 51 individë të lidhur me ndërmarrje të industrisë ruse.

“Jo të gjithë veprojnë në territorin e shtetit terrorist, disa në vende të tjera. Por të gjithë do të kenë presion global. Hap pas hapi, ne mbledhim të dhëna të plota për të gjithë ata që punojnë për agresion – drejtpërdrejt ose indirekt. Çdo person i tillë do të bllokohet dhe sanksionet tona ukrainase ose janë të sinkronizuara tashmë ose do të sinkronizohen me sanksionet e botës së lirë” ka thënë Zelensky në adresimin e tij.

Sipas tij, Rusia nuk do të fitojë asgjë dhe do të humbasë gjithçka.

“Kur Rusia filloi këtë agresion, ata e shikonin botën sikur po shikonin veten në pasqyrë. Ata mendonin se gjoja të gjithë në botë ishin cinikë dhe i përbuznin njerëzit në të njëjtën mënyrë siç bëjnë pronarët e Rusisë. Por bota është ndryshe – bota na ndihmon të mbrojmë jetën. Dhe kushdo që shkon kundër botës do të bëhet margjinal. Rusia nuk do të fitojë asgjë dhe do të humbasë gjithçka. Së bashku me ata që disi përpiqen ta ndihmojnë atë në terror” shtoi Zelensky.

Ai njofoti se të tjera sanksione do të ndërmirren në ditët në vijim.