08:05 / E Hënë, 05 Prill 2021 / C E

Ulërimat rrëqethëse të vajzës së “Kumbarit” të Shkodrës që u vra mbrëmë

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e kaluar, në Shkodër. Viktima njihej si “Kumbari” i Shkodrës, ndërsa pranë vendit të krimit janë publikuar edhe pamjet e para.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet rrëqethëse, teksa dëgjohet ulërima therëse e vajzës së 47-vjeçarrit Pllanaj.

Autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë, në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës është gjetur një armë tip kallashnikov, por është ende e paqartë nëse është ajo arma me të cilën është kryer krimi.

Po ashtu, raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane. Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit prje mbrëmjes së kaluar, me qëllim kapjen e autorëve.