15:09 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ulet dukshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Prishtinë

IKSHPK para pak çastesh ka publikuar rezultatet e të të infektuarve me koronavirus, ku nga 462 mostra të bëra, pozitiv dolën 188 persona, me 142 të shëruar dhe 12 të vdekur.

Duke e krahasuar me ditët e kaluara numri i rasteve në komuna është dukshëm më i vogël, shkruan IndeksOnline

Pra, Komuna e Prishtinës që pothuajse çdo herë kishte numri të madh të rasteve, sot ka vetëm 28 të infektuar, pas saj vjen Ferizaj me 21 sosh.

Më poshtë rastet në komuna:

“Komuna Prishtinë 48 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.