12:06 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ulje taksash dhe rritje pagash në Shqipëri

Ulje taksash dhe rritje pagash në arsim, shëndetësi e ushtri, por edhe një politikë e re sociale.

Këto janë disa prej piketave të buxhetit 2019, të cilat do të realizohen pas reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama zbardhi një pjesë të temave që do të trajtohen nesër në kuadër të diskutimeve për buxhetin 2019.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30, shkruan Kryeministri Rama.