14:40 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ulpiana e merr seriozisht Ligën e parë, për të ndjekur Superligën – zyrtarizon dy transferime të reja

Skuadra e Ulpianës mbrëmë prezantoj trajnerin e ri, Fadil Ademi.

Kurse gjatë ditës së sotshme, Ulpiana ka prezantuar transferimet e reja, transmeton Indeksonline.

Urim Statovci dhe Bardh Bylykbashi do ta veshin fanellën e KF Ulpianës.

Me këto lëvizje, klubi nga Lipjani po dëshmon se e ka seriozisht rikthimin në Superligë.

Po ashtu ndihmës-trajner është përzgjedhur Astrit Rrahmani, trajner i portierëve Apollon Ajeti dhe drejtor i ri sportiv Enver Duriqin./Indeksonline/