75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 29 Mars 2026 / F.R

Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë

Lagja Ulpiana në Prishtinë është aktualisht pa energji elektrike, njofton Klan Kosova.

Kjo për shkak të shembjes së dheut që ngjau në Prishtinë.

KOSTT-i më herët njoftoi se rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga ky rast i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.