14:19 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ulpiana përfundon stinorin pa asnjë humbje

Ekipi i volejbollit, KV Ulpiana në konkurencën e femrave ka shënuar fitore edhe në javën e fundit ndaj KV Vjosës duke e mbyllur stinorin me të gjitha ndeshjet fitore dhe lidere në Ligën e parë, divizioni Lindje.

Vashat lipjanase pas 8 xhirove kanë grumbulluar gjithsej 23 pikë, duke e humbur pikën e vetme ndaj Feniksit, ekip të cilin e mposhtën 3:2, shkruan Indeksonline.

Të gjitha ndeshjet tjera i kanë fituar me rezultat bindës 3:0 në sete duke qenë të pakonkurencë dhe në një nivel më të lartë se ekipet kundërshtare.

Në stinorin pranveror, Ulpiana do të garojë në Superligën B, ndërsa gjasat për të luajtur në Superligë sezonin e ardhshëm janë reale./Indeksonline/