12:56 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Ulqini “vajtoi” për kosovarët, biznesmeni Abazi tregon pamjet

Biznesmeni i njohur dhe drejtor i teatrit “Teuta” nga Ulqini, Munib Abazi, ka treguar se për gjendjen në të cilën ndodhet Ulqini, në kohë pandemie.

Ai ka treguar se asnjë turistë nuk është aty, pasi edhe kufijtë janë të mbyllur.

“Kam zgjedhur që nga hoteli im të tregoj pamje jashtëzakonisht të bukura, Kalanë e Ulqinit dhe Plazhin e Vogël i cili, sipas mendimit tim, ishte duke vajtuar sepse ishte koha dhe muaji i majit kur fillon turizmi dhe fillojnë të vijnë mysafirët nga Kosova.

“Sezonin e filloni vetëm ju, askush tjetër. Maji fillon me ardhjen e kosovarëve. Asnjë mysafir për momentin nuk është në Ulqin. Nuk ka lëvizje të njerëzve, përpos ulqinakëve.

Meqenëse ne artistët kemi qenë të karantinuar qe 2 muaj, ne mendojmë gjithmonë për diçka. Artistët në krye me ideatorin e projektit, regjisorin Oruqi kanë bërë një dokumentar që tregon se edhe Covid-i nuk ka çfarë të mban. “Të ndjek ty”, është titulli i projektit”, ka thënë ai për Klan Kosova. /Indeksonline/