16:21 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ultimatumi i nënës për djalin e saj 13 vjeçar

Letra e një gruaje për djalin e saj 13 vjeçar u shfaq duke u bërë shumë virale për disa vite.

Gruaja, e cila quhet Estella Havisham, tha që djali i saj nuk i respektoi rregullat, duke thënë se ai gënjeu për detyrat e shtëpisë, transmeton Indeksonline.

Ja letra e plotë:

I dashur Aaron,

Meqenëse ju keni harruar që jeni vetëm 13 vjeç dhe unë jam prindi, dhe që nuk do të kontrolloheni, mendoj se do të duhet të mësoni një mësim. Po ashtu, pasi më gënjyet në fytyrën time se jeni duke fituar para, do të jetë më e lehtë të blini përsëri të gjitha sendet që kam blerë për ju në të kaluarën.

Nëse dëshironi që dritat të ndizen ose të hyni në internet, do t’ju duhet të paguani pjesën tuaj të shpenzimeve:

Qiraja: 430 dollarë

Energjia elektrike: 116 dollarë

Interneti: 21 dollarë

Ushqimi: 150 dollarë

Gjithashtu ju do të hedhni plehërat të hënën, të mërkurën dhe të premtën, si dhe të pastroni në ato ditë. Ju do ta mbani banjon tuaj të pastër çdo javë, të pregatisni ushqimet tuaja dhe të kujdeseni për vetën tuaj. Nëse nuk arrini ta bëni këtë unë do ta bëj këtë për ju, por do të më paguani 30 dollarë për çdo ditë.

Nëse mendoni se më mirë do të ishtë të jëni FËMIJA IM në vend të një shoku të dhomës, ne mund të negociojmë kushte.

Me dashuri, Mami

Kur e pa këtë letër djali i saj, gruaja tha se u zemërua dhe e hudhi letrën. Atëherë ai i kërkoi falje nënës së tij dhe i kërkoi që t’ia kthente gjërat që kishtë marrë nga dhoma e tij.

Për këtë veprim të cilin e kishtë bërë gruaja, u kritikua pasi që sipas tyre “e turpëroi të birin”.

Me kalimin e viteve, postimet e saj në Facebook kanë mbledhur mijëra “pëlqime”. Një numër i njerëzve kanë vlerësuar gjithashtu stilin e saj të prindërimit./Indeksonline/