19:18 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

“Ultras Skifterat”: Dikur edhe humbja kishte nderin e saj!

Sot skuadra e Gjilanti e ka humbur derbin ndaj Dritës me rezultatin final në 2:0.

Për këtë humbje ka reaguar edhe tifo-grupi i Gjilanit, “Ultras Skifterat”, ku shkruajnë Dikur futbolli ishte më ndryshe, madje që edhe Humbja kishte nderi e saj, shkruan IndeksOnline

“Dikur, kishin pak, por luanin shumë. Edhe humbja kishte nderin e saj”, shkruan “Ultras Skifetarat në Facebook.

Ndoshta, kjo deklaratë e tyre është një mesazh për trajnerin aktual të Gjilanit, Bilbyl Sokolin, pasi edhe ai pas ndeshjs sot tha se do të shqyrtoi pozicionimin e tij në klub.

“Me siguri do ta analizoj pozicionimin tim në klub”, kishte thënë Sokoli.