15:04 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Ultrasit e Romës i shpallin luftë totale ultrasve të Napolit dhe Crvena Zvezdës, në Greqi pritet “meçi”

Tifozët e Romës i kanë shpallur ‘luftë totale’ Napolit pas ngjarjeve të fundit të përleshjes në autostradë.

Disa ditë më parë tifozët e Napolit dhe Romës u përleshën në një autostradë, përleshje kjo që përfundoi me disa të therur, kryesisht tifozë të Romës.

Nuk vonoi shumë dhe napolitanët sërish u zunë pritë tifozëve të Romës pas ndeshjes me Empolin, me përfshirjen dhe ndihmën e tifozëve serb “Delija”.

Ka pretendime se ky ishte kapitulli i fundit në një histori të grupeve ultras që organizojnë sulme hakmarrëse dhe bashkojnë forcat, pasi shumë prej tyre janë ‘binjakëzuar’ nëpër klube të ndryshme dhe madje edhe vende.

Në këtë rast, ultrasit e Romës janë binjakëzuar me Dinamon e Zagrebit, ndërsa Ylli i Kuq i Beogradit me Napolin.

Ndërkohë, raportet e fundit thonë se një prezencë serioze e ultrasve të Romës pritet në Greqi në muajin mars, kur do të zhvillohet një ndeshje basketbolli mes Panathinaikos (miqve të tyre) dhe Yllit të Kuq të Beogradit (miqve të Napolit). /IndeksOnline/