Umtiti vazhdon të jetë i lënduar, ky është zëvendësuesi i tij
Samuel Umtiti është ende i lënduar pas një problemi në gjurin e këmbës së majt dhe nuk u paraqitë ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë.
Ai nuk është i ftuar as në skuadrën që do të përballet me Tottenhamit sonte – edhe pse ai ishte i pezulluar.
Mbrojtësi i Evertonit, Kurt Zouma mund ta zëvendësojë Umtitin tani te Kombëtarja franceze, transmeton IndeksOnline.
Kampioni i Botës do të përballet me Islandën dhe Gjermaninë më 11 tetor, respektivisht më 16 tetor.
Didier Deschamps do ta publikojë listën e të ftuarve të enjten, derisa Aymeric Laporte dhe Abou Diallo mund ta zëvendësojnë Umtitin.
Megjithatë, Zouma është më i përfoluri. 23-vjeçari është duke bërë sezon të mirë tek Evertoni./IndeksOnline/