75 Mall Live Search
16:44 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Unai Emery: Unë s’jam mjek, por Neymar është i sëmurë!

Unai Emery e ka konfirmuar se ylli brazilian, Neymar është i sëmurë. Këtë e ka thënë para ndeshjes derbi në kampionatin francez që PSG e zhvillon ndaj Olimik Marsejit.

“Unë nuk jam mjek për të ditur më shumë detaje, por ajo që mund të them tani është se Neymar është i sëmurë. Shpresoj të bëj më mirë në ditët e ardhshme pasi që ka temperaturë dhe mund ta kalojë këtë gjendje. Shpresoj ta kem të gatshëm për ndeshjen ndaj Realit.

Kemi dy përballje të radhës në stadiumin tonë dhe kur luajmë në stadiumin tonë, unë gjithmonë jam i qetë” ka thënë Emery./Indeksonline/

Temat: