10:07 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

UNDP dhe Agjencia e Punësimit do mbështesin rreth 200 të papunë në hapjen e bizneseve të tyre

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim e Agjencinë e Punësimit të Kosovës po vazhdon të ketë të hapur Programin e Vetëpunësimit për punëkërkues të papunë, të riatdhesuar në Kosovë.

Programi është i hapur deri më 16 nëntor 2021.

Programi i Vetëpunësimit do të mbështesë rreth 200 punëkërkues të riatdhesuar në hapjen e bizneseve të tyre në fusha të ndryshme të tregut të punës në Kosovë.

UNDP në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në vazhdimësi po ofron mbështetje për punëkërkuesit nëpërmjet Programeve të ndryshme në kuadër të masave aktive të tregut të punës.

Për më shumë informata rreth Programit dhe mënyrës së aplikimt vizitoni adresën elektronike https://aprk.rks-gov.net/ ose Zyrat e Punësimit në komunat tuaja.