75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Une besojë në fitoren e PDK- së, në Zgjedhjet Nacionale!

Shkruan: Bahri Bivolaku nga Komisioni për Mërgatën në PDK

Nga vështrimi im na duhen për fitore të zgjedhjeve edhe 50 mijë vota dhe ne së bashku këtë objektivë mund

Ai që gjuhën se komandon, veten e dëmton.

Ai që është rrezil, bëhet edhe katil.

Katil në liri nuk e lam valla, por po e qojna në shpi.

Të nderuar mërgatë e PDK- së,

Nga vështrimi im na duhen për fitore të zgjedhjeve edhe 50 mijë vota dhe ne së bashku këtë objektivë mund ta arrijmë.

Organizimi i mirë dhe ardhja masive e të gjithë mërgatës e cila nga arsye të ndryshme nuk u regjistrue për të votuar në mërgatë, në Kosovë për të votuar është pjesë e suksesit.

Këta dhe e gjithë mërgata e strukturuar në PDK, duhet lobuar në familjet e tyre, miqtë e shoqërinë e tyre në Kosovë në mënyrë që ta arrijmë kuotën e 50 mijë votave të reja nga mërgata për të qenë partia e parë në zgjedhje.

E kam të qartë se një numër solid i veprimtarëve partiak tashmë kanë zbarkuar në vend dhe i kanë hy lobimit.

Arritja e kësaj objektive është mesazhi ma i mirë të cilin ua japim liderëve tanë të cilët ende mbahen në burgjet politike të Hagës.

Është mesazh edhe për Bedri Hamzën,Memli Krasniqin Vlorën, Elmiun…., të cilët po e bëjnë një fushatë moderne me të cilën shkojmë drejt fitores.

PDK- istët, e dalur nga origjina e subjektit janë të përgaditur për kauza të mëdha. E tillë është kjo kauzë dhe exim.

Une në mërgatën e PDK- së, kam takuar shumë të tillë të cilët mund ta bartin këtë barrë.

Fitorja e PDK- së në zgjedhje së pari i duhet vendit e më pas edhe SHBA- ve, dhe partnerëve.

I duhet edhe mirqenies së familjeve tona të cilat do të mund të jetonin nga puna e paga e dinjitetshme e vetja e jo me ndihma mujore nga mërgata.

Ndihmat e mërgatët duhet kalojnë në investime strategjike e prodhimin në vend.

Bashkë mundemi në fitore.

Përher mirnjohës mërgatës.

Kosova është vendi i juaji dhe i të gjithëve të cilët jetojnë në te.

Une besojë në fitoren e PDK – së, në Zgjedhëjet Nacionale!

Me mërgatën, na duhet shtegu në diplomaci, ekonomi, ligjshmëri mirëqeverisje, paga jetese, zhvillim e komb të prodhimit …., në vend të gardhit

Thonë se kurajo rritet duke u provuar, ndërsa frika duke hezituar. Jam me kurajon e jo me hezitimin!