12:27 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

UNICEF jep lajmin e mirë, në Kosovë deri në maj arrijnë edhe 76.800 doza të vaksinës

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar se do të arrijnë edhe mijëra doza të tjera të vaksinës kundër Covidit-19, shkruan Indeksonline.

Kështu bënë të ditur ata përmes një postimi në Facebook.

Aty thuhet se 76.800 doza shtesë të vaksinës Covid-19, do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes programit “COVAX”.

“76.800 doza shtesë të vaksinës COVID-19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes programit ‘COVAX’. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”.