14:10 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Unikkatil në festën e “Plisave” (Foto)

Njëri nga yjet e repit shqiptar, Unikkatil  ka zgjedhur që të bashkohet në festën e “Plisave”. Këta të fundit kanë përfunduar sezonin me një trofe të fituar dhe kanë zgjedhur të festojnë.

E veçanta e kësaj feste ishte pjesëmarrja e Unikatilit, i cili njihet edhe si fans i skuadrës së Prishtinës në futboll.

Pjesëmarrjen e tij në këtë ndejë të “Plisave” e ka konfirmuar përmes një fotografie në rrjetin social “Facebook” edhe udhëheqësi i “Plisave”, Albert Krasniqi.

Në imazhin e publikuar e shohim Krasniqin bashkë me reperin shqiptar./Indeksonline/

Temat: