19:23 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

United bën të pamundurën, ia ndal “hovin” Liverpoolit

Derbi më i madh anglez nuk ka dhuruar fitues në ndeshjen e xhiros së nëntë.

Dy skuadrat më të trofeshme të Premierligës, Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar me rezultat 1-1.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes me golin e Marcus Rashford.

Golin e barazimit e shënoi Adam Lallana në minutën e 85-të të ndeshjes pas një krosimi nga Robertson.

Me këtë barazim, Liverpooli vazhdon kryesimin me 25 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, derisa United është në vendin e 13-të me 10 pikë. /IndeksOnline/