08:36 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

United – City, formacionet e mundshme dhe statistikat

Sot zhvillohet një nga derbit më të mëdha në futbollin europian. Manchester City luan kundër Manchester Unitedit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Këtë ndeshje do ta bëjë interesant edhe fakti se dy klubet këtë sezon po luftojnë për trofeun e Ligës Premier, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Pep Guardiolas kryeson tabelën me 43 pikë, shtatë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga skuadra e Jose Mourinhos.

Nëse flasim për 10 ndeshjet e fundit në Premierligë, dy skuadrat kanë nga katër fitore, ndërsa dy herë janë ndarë baraz.

Formacionet e mundshme:

Te City do të mungojnë dy lojtarë për shkak të lëndimeve, John Stone dhe Mendy.

Ndërsa formacioni i mundshëm mund të jetë ky:

City: Ederson; Kompany, Delph, Otamendi, Walker; Fernandinho, Silva, De Bruyne, Sane, Sterling; Aguero.

Ana e Mourinhos do të përballet me tri lëndime kryesore, Bailly, Carrick dhe Paul Pogba, ky i fundit i suspenduar.

United ka gjasa të filloj me këtë formacion:

United: De Gea; Jones, Rojo, Valencia, Young; Matic, Fellaini, Mata, Lingard, Rashford; Lukaku.

Derbi i javës në Angli do të startoj nga ora 17 e 30./IndeksOnline/