16:53 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

United dhe City në garë për yllin e Lazios

Përformanca e jashtëzakonshme me Lazion e Sergei Milinkoviç-Savic ka bërë që të interesohen shumë skuadra për të.

Një garë e nxehtë për serbin është duke u zhvilluar mes dy skuadrave nga Manchesteri që janë të interesuar për të.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka deklaruar se skuadra që dëshiron 22 vjeçarin duhet të paguaj 70 milionë euro.

Milinkoviç-Savic u transferua në kryeqytetin italian nga Genk në vitin 2015, ku pas 75 ndeshjesh ka shënuar 11 gola. /IndeksOnline/