15:56 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

United duhet të presë Koulibalyn deri në verë

Paraqitjet e Kalido Koulibaly me fanellën e Napolit ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për të.

Manchester United ka shprehur interesim për senegalezin dhe pritet të ketë një ofertë për të gjatë afatit kalimtar të verës.

Ata fillimisht mendohet ta ofronin atë që tani, mirëpo nuk janë krijuar kushtet për këtë transferim.

Koulibaly është një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A për momentin derisa ka qenë viktimë e shumë fyerjeve raciste, sidomos në ndeshjen kundër Interit. /IndeksOnline/