09:00 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / B O

United e Chelsea në garë të rreptë për drejtorin që ndërtoi Liverpoolin e titujve

Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar seriozisht për të sjellë në skuadër ish-drejtorin e Liverpoolit, Michael Edwards. Ardhja e tij në krye të Liverpoolit bëri që skuadra e Klopp të rikthehet tek titujt.

Ai luajti një rol kyç në sjelljen e lojtarëve si Alisson, Virgil Van Dijk, Mohamed Salah, Sadio Mane, Andy Robertson, Thiago dhe Fabinho në Anfield.

Për këtë arsye United dhe Chelsea duan ta emërojnë atë si drejtorin e tyre të ardhshëm sportiv. Mediat angleze raportojnë se United është më afër marrëveshjes me të ngase preferon nisjen e një projekti të ri.

Edwards u bë një figurë kryesore në transformimin e klubit në Premier League dhe kampionë evropiane falë nënshkrimeve të tij.

Aftësia e tij për të blerë lirë dhe për të shitur shtrenjt bëri që Liverpooli në kohën e tij të ishte skuadra më stabile në aspektin financiar në futbollin evropian./Indeksonline/