16:13 / E Hënë, 04 Mars 2024 / LB

United favorit për të nëshkuar me Victor Osimhen gjatë verës

Manchester United po konsiderohet si favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen gjatë verës.

United do të përballet me konkurrencë të ashpër nga Paris Saint-Germain, i cili thuhet se dëshiron të bëjë një deklaratë në afatin kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq do të duhet gjithashtu të konkurrojnë me skuadrat e tjera në Premier League, Arsenal dhe Chelsea për të siguruar nënshkrimin e yllit të Napolit, sipas Independent.

Me grupin INEOS të Sir Jim Ratcliffe që merr kontrollin në Old Trafford, gjigantët e Premier League po shohin një rishikim masiv të skuadrës së tyre përpara sezonit 2024-25.

PSG-ja është gjithashtu e prirur të shtojë fuqinë e zjarrit në sulmin e tyre me Kylian Mbappe që do të largohet nga klubi për t’iu bashkuar Real Madridit në verë.

Nigeriani, i cili ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe katër asistime, ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij ekzistuese.

Për momentin, sulmuesi mbetet i fokusuar te skuadra italiane dhe do të shihet më pas në aksion për ta të premten kur do të përballen me Torinon në Serie A, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.