20:53 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

United lëshon sërish pikë, barazon me Southampton

Manchester United ka lëshuar pikë sërish në kuadër të Premier Ligës, duke barazuar me rezultat 2-2 në transfertë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Armstrong në minutën e 13-të kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Mbas 7 minutash mbrojtësi portugez, Cedric Soares shënoi një gol fantastik për “shenjtorët”.

Skuadra e United zgjohet nga gjumi në minutën e 33 me golin e Romelu Lukakut.

Rezultati barazohet në minutën e 39′ me anë të mesfushorit spanjoll, Ander Herrera.

Pas kësaj fitoreje United renditet në vendin e 7 me 22 pikë, ndërsa Southampton në vendin e 18 me 9 pikë. /IndeksOnline/