United mbetët pa Lukakun, pëson një lëndim të rëndë (Video)
Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukakun, është bartur jashtë fushës së “Old Trafford” gjatë ndeshjes ndaj Southamptonit pas një lëndimi në kokë.
Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa minuta panik në “Old Trafford”.
Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me barelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve më të hodhësishme.