10:33 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

United mbyll dyert për Ronaldon

Manchester United pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizoj transferimin e Alexis Sanchez.

Ky operacion i United mbështetet në kurriz të Mkhitaryian, i cili ka marrëveshje me klubin nga Londra. Pra, të dy klubet pritet të shkëmbejnë lojtarët mesvete.

Arritja e Sanchez do të ketë ndikimin e saj anësorë, pasiqë automatikisht mbyll ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos, të cilin “Djajtë e Kuq” ka një kohë që e përcjellin.

Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruaj me yllin e Real Madrid-it, pasiqë me ardhjen e Alexis trajneri portugez ka mjaft sulmues: Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard. Mourinho nuk do të transferoj asnjë futbollist tjetër në këtë afat, ndërsa në verë ai do të fokusohet në forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Një detaj që e bën pak edhe më të qartë se United do t’i mbyllë dyert për Cristianon, është se Alexis pritet të ketë fanellën me numrin ‘7’ , një numër i rezervuar teorikisht për Ronaldon kudo që ai shkon. /IndeksOnline/