20:26 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

United “specialist” për ekipet e mëdha, mposht edhe Cityn

Manchester United ka shënuar fitore të madhe ndaj Manchester Cityt duke e mposhtur me rezultat 1:2.

Kjo fitore erdhi pas triumfit në mesjavë ndaj Tottenham.

Fillimisht, Rashford realizoi nga penaltia për 1:0, ndërsa fitoren e siguroi Martial me një gol të bukur, shkruan Indeksonline.

Otamendi arriti vetëm ta ngushtojë epërsinë në minutën e 85-të, por kjo ishte krejt çfarë bënë ata.

Nuk është e vetmja ndeshje derbi që Manchester Unitedi po nxjerr pikë. Faktikisht, në këtë sezon “Djajtë e kuq” nuk kanë humbur asnjë përballje ndaj ekipeve të mëdha, shkruan Indeksonline.

Që në javën e parë “shkelën” Chelsean 4:0, fituan me Leicesterin 1:0, pastaj i nxorën barazim Arsenalit dhe Liverpoolit, duke marrë vazhdimisht pikë nga ta.