21:52 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” bëhet anëtare e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini’ gjatë ditës së sotme është bërë anëtare e re e rregulltë e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike me të drejtë vote.

Të gjithë anëtarët votuan pro që universiteti “Isa Boletini” të bëhet pjesë e këtij asociacioni, transemton Indeksonline.

Faqja zyrtare e universitetit postoi fotografi nga mbledhja e asociacionit. Ata në postimin e tyre treguan që shumë universitete ballkanike kanë shprehur interesimin për realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Lexojeni postimin e plotë të Universitetit të Mitrovicës:

Nga sot Universiteti I Mitrovicës “Isa Boletini” bëhet anëtare e rregullt e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) me të drejt vote. Pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim anëtarët e BUA-së sot votuan pro anëtarësisë së Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) në BUA.

Bërja pjesë në këtë asociacion të mirënjohur lehtëson ndëkombëtarizimin e UMIB-it, mundëson bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, lehtëson mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, mundëson nikoqirllëkun e organizimit të konferencës vjetore të organizuar nga BUA, dhe përgjithësisht mundëson shkëmbimin e përvojave të universiteteve ballkanike.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta përgjatë tri ditëve të konferencës ishte edhe prezantimi i UMIB-it nga ana e dekanit të Fakultetit Ekonomik z. Besart Hajrizi, me c’rast shumë përfaqësues të Universiteteve ballkanike përshëndetën zhvillimin e universitetit për një periudhë të shkurtër kohore dhe uruan për kampusin e ri universitar. Përfundimisht, pas prezantimit shumë përfaqësues të universiteteve ballkanike shprehën interesimin për realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.