16:45 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Universiteti i Prishtinës renditet i 11 në rajon për nga cilësia

Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse. Sipas rangimit të fundit të Webometrics-it, në kategorinë e Transparencës, Universiteti i Prishtinës zë vendin e 1745-të në botë dhe është universiteti i 11-të më i mirë në rajon.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të UP-së në Facebook

Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse. Sipas rangimit të fundit të Webometrics-it, në kategorinë e Transparencës, Universiteti i Prishtinës zë vendin e 1745-të në botë dhe është universiteti i 11-të më i mirë në rajon.

Rangimi i Transparencës merr parasysh citimet nga profilet institucionale në Google Scholar. Për secilin universitet nxirren të dhënat e citimeve nga 210 profilet publike me më shumë citime, prej të cilëve mënjanohen 20 autorët më të cituar. Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura.

#UnëJamUP ?‍??‍?