11:18 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Uragani “Dorian” arrin në Kanada

Pas Ishujve Virgin dhe Bahame në Oqeanin Atlantik, uragani Dorian, i cili goditi brigjet juglindore të SHBA-ve, u zhvendos në veri dhe u bë efektiv në bregdetin lindor të Kanadasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA njofton se që nga fundjava stuhia ka arritur në provincat e Skocisë së Re, Newfoundland dhe Labrador në lindje të Kanadasë.

Erërat e forta të cilat gjatë fundjavës kanë arritur deri në 100 kilometra në orë në Halifax, kryeqytetin e shtetit të Skocisë së Re, kanë shkatërruar çatitë e disa apartamenteve dhe përmbysjen e një vinçi të ndërtimit.

Autoritetet thanë se uragani nuk ka shkaktuar viktima në Kanada i cili deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 43 personave.

Më parë është njoftuar se për shkak të uraganit Dorian i cili ka goditur ishujt Bahame në nivelin e kategorisë 5 deri më tani kanë humbur jetën 43 persona.

Dorian, i regjistruar si uragani më i fuqishëm në Bahame deri më sot, ka shkaktuar dëme masive dhe mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë ende në vend ndërsa ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.