16:42 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së në Prishtinë

I pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismalji, ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur, se Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj.

“Pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë. Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim”.

“Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton. Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj”.

“Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet!”, ka shkruar Ismaili.