18:30 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Urdhëron mediat që ta kritikojnë Tottenhamin pas humbjes nga Liverpooli

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mendon se mediat duhet ta kritikojnë Tottenhamin pas humbjes nga Liverpooli të shtunën.

Mourinho ka qenë i zëshëm me kritikat e tij ndaj mediave pas startit jo konsistent të skuadrës së tij në Premier League këtë sezon.

Trajneri portugez kërkonte nga mediat më shumë respekt nga mediat ndaj tij pas humbjes, 0-3 nga Tottenhami në muajin e kaluar.

Dhe tani Mourinoh ka kërkuar nga mediat ta kritikojnë Tottenhamin për formën e tyre të dobët.

Man Utd news Jose Mourinho Tottenham Liverpool

”Tottenhami ka pësuar dy humbje radhazi”, tha Mourinho për gazetarin, Renato Senise.

”Nëse këtu ka barazi në kritika, atëherë mediat duhet të na lënë të qetë dhe t’i kritikojnë të tjerët”.

Mourinho ka folur gjithashtu për ESPN Brasil, duke thënë se mediat e kritikojnë shumë Man Unitedin për shkak se ky klub është i madh.

”Man Unitedi ka fituar shumë, shumë. Dhe ashtu edhe unë. Ndoshta njerëzit janë të lodhur paksa nga kjo”, shtoi portugezi./IndeksOnline/